Sociale Më shumë

EEMZ: Vendosen matësa të rinj

Prej tvteuta09:41, 5 Prill 2016

Sot në disa lagje të Ulqinit do të vendosen matësat e rinj elektrik, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi, me ç’rast në ato zona do të ketë edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Matësat e rinj do të vendosen në rrugët Vojo Lakçeviq, 26 Nëntori, lagjet Mali i Bardhë, Pinjesh, Gjerana dhe bulevardi Skenderbeu. Po ashtu prej sot e deri me datën 7 prill do të vendosen matësa të rinj në Totosh, Vëllezërit Frashëri dhe në Gjerana.

Në varësi të objekteve në zonat ku vendosen matësat e rinj do të ketë ndërprerje të energjisë prej orës 8.oo deri në orën 18.00.

  • 1

    Radio