EEMZ: Ndërprerje e energjisë elektrike

Prej tvteuta09:50, 29 Shkurt 2016

Sot në disa lagje të Ulqinit për shkak të montimit të matësave elektrik do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërprerje do të ketë në Mëhallën e Re, bulevardin Skënderbeu, rruga Qazim Resulbegoviq dhe 26 Nëntori. Ndërprerja e furnizimit me energji do të zgjasë nga ora 8.00 deri në orën 18.00 në varësi të punimeve në terren, lajmërojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

  • 1

    Radio