EEMZ& Komuna: Një pjesë e qytetit me kabllo të reja
Prej tvteuta12:11, 27 Maj 2016
Kryetati i Komunës Nazif Cungu ka pritur dje në takim përfaqësuesit e Elektroekonomisë së Malit të Zi, më të cilët është diskutuar projekti i vendosjes së kabllove të reja në zonën prej stacionit të autobusave , nga lagja Totosh, unaza në maje të pazarit dhe deri tek xhamija.
Kryetari Cungu tha se problemet e vitit të kaluar në furnizimin me energji elektrike e kanë bërë të domosdoshme që realizimi i këtij projekti të fillojë para sezonit turistik, dhe shprehu besimin se ai do të përfundojë brenda 45 ditëve të ardhshme.