EEMZ: 1 milion euro investime në rrjetin elektrik

Prej tvteuta16:29, 11 Nëntor 2016

Në Ulqin qëndruan përfaqësuesit e Rajonit 4 të Elekroekonomisë, drejtori Sasha Millovanoviq me bashkëpunëtorë. Temë qëndrore e takimit ishte avancimi i furnizimit me energji elektrike me theks të veçantë gjatë sezonit turistik 2017.

Drejtori Millovanoviq tha se Elektroekonomia është në pritje të marrjes së pëlqimit nga ana e komunës për vendosjen e kabllos të përçimit të lartë Kodra –Qytet – Ulqini i ri, andaj insistoi që komuna sa më parë të japë dritën e gjelbert në këtë dhe në kërkesat e tjera që do të parashtrojë Elektroekonomia.

Në takim u prek dhe çështja e furnizimit me energji në Fushë të Ulqinit, që është duke paraqitur problem për shkak të ndërtimeve të shumta në këtë pjesë. Drejtori informoi se nuk ka në pasur mirëkuptim tek pronarët ku është dashtur të ndërtohet trafostacioni  gjë që ka shkaktuar vonesë dhe tani janë duke i dhëne zgjidhje në një lokacion tjetër trafostacionit B7. Në takim u tha se me Planin tre vjeçar të investimeve të Elektroekonomisë, për komunën e Ulqinit janë të paraparë të shpenzohen rreth një milion euro.

  • 1

    Radio