Edita Nimanbegu fiton shpërblim për dizajnin më të mirë
Prej tvteuta20 June 2016
Dizajnerja me prejardhje nga Ulqini Edita Nimanbegu, përveç skenës së Malit të Zi, vazhdon të ketë sukses edhe në skenën e modës ndërkombëtare. Ajo ka fituar çmimin për dizajnin më të mirë dhe më origjinal në sfilatën “Fashion art and more” e cila u mbajt para disa ditësh në kryeqendrën e modës në Milano të Italisë. Nimanbegu jeton dhe punon në Podgoricë ku është pronare e “EDEN Atelier”, dhe sipas fjalëve të saja, nga Italia ka fituar edhe ofertë për bashkëpunim me brendet e njohura ndërkombëtare.