Aktuale Më shumë

Edicioni i 24-t i manifestimit letrar “Kalimera Poetike” nga 2-4 gusht

Prej tvteuta10:29, 28 Korrik 2016

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 2-4 gusht 2016 në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit edicionin e 24-t të manifestimit letrar “Kalimera Poetike”. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarët Flutura Açka nga Shqipëria, Ag Apolloni nga Kosova dhe Enes Haliloviq nga Novi Pazari (Serbi), të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale.

Krahas mbrëmjeve autoriale me shkrimtarët e ftuar, do të hapet edhe ekspozita e piktorit vendas Qazim Muja. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.  “Kalimera Poetike” vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë.

Që nga viti 2010, në kuadër të këtij manifestimi përveç me shkrimtarë shqiptarë janë organizuar mbrëmje autoriale edhe me shkrimtarë nga Mali i Zi, rajoni dhe më gjerë, duke bërë që “Kalimera Poetike” të shndërrohet në festival letrar me karakter rajonal dhe ndërkombëtar.

  • 1

    Radio