EDICIONI I 10- të I GARAVE TË RECITUESVE
Prej tvteuta2 June 2015
Mbrëmë në Ulqin, u mbajt edicioni i 10- të garave të recituesve të rinj, të organizuar nga Fondacioni “Studenti” edhe juria fituese shpalli vlerësimin si vijon: Vendi i parë i takoi Esmelinda Lekperiqit nga Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” të Ostrosit, vendi i dytë Behar Palit nga Shkolla fillore “Bedri Elezaga” të Katërkollës,ndërsa dy vendet e treta i ndan Fiorentina Lekperiq nga Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” të Ostrosit dhe Jetlira Hoxha.Ky manifestim, tashmë tradicional, kësaj radhe i mbështetur nga Konkursi i Komunës së Ulqinit për organizatat joqeveritare. Kryetari i Fondacionit “Studenti” Hajredin Kovaçi tha se me kohë janë ftuar të marrin pjesë edhe nxënësit e dy shkollave të mesme të Ulqinit, por nuk janë paraqitur.