EDI RAMA NË PRISHTINË
Prej tvteuta23 May 2015
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do ta vizitojë Kosovës. Ai do të jetë prezent në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë. Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.