Politikë Më shumë

EDI RAMA, LIDERI ME I GJATE NE BOTE

Prej tvteuta14:43, 9 Gusht 2015

Portali amerikan, Foxy LadyNews e ka renditur Ramën të parin në listën e 20 liderëve më të gjatë në botë. Pas listës së liderëve më të bukur, nga Hottest Heads of State, ku kryeministri shqiptar zuri vendin e 22-të, më në fund Shqipëria arriti të renditet në krye të një liste botërore.
Rama me shtatlartësinë e tij ka lënë pas shumë liderë të tjerë si p.sh homologun e tij serb, Aleksander Vuciq apo presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, shkraun postbllok.

Burime nga brenda Partisë Socialiste bëjnë të ditur se kjo është pritur me mjaft entuziazëm në selinë rozë. Rama citohet të jetë shprehur mes miqsh se Shqipëria po arrin të bëjë figurë të mirë nëpër botë, gjë që është pozitive për imazhin e vendit. “Jemi racë e bukur dhe shtatlartë», citohet të jetë shprehur Rama, teksa nuk ka ngurruar të bëjë shaka duke thënë se «kush është më i gjatë shikon edhe më larg se të tjerët”.

Me këtë kryeministri ka dashur të thumbojë ata që nuk besojnë në vizionin e tij për transformimin rrënjësor të vendit.

  • 1

    Radio