Sociale Më shumë

Edhe sot disa zona të qytetit pa ujë

Prej tvteuta10:36, 11 Dhjetor 2015

Disa zona të qytetit edhe sot nuk do të kenë furnizim të rregullt me ujë, njoftojnë për Televizionin Teuta nga ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”.

Për shkak të punimeve në rivendosjen e tubacioneve në Zogaj, me qëllim matjen më të saktë të shpenzimit të ujit, qyteti nuk kishte ujë deri mbrëmë pas mesnate, kur në disa zona u rivendos furnizimi me ujë, kurse për zonat tjera akoma nuk ka një caktim të saktë se kur do të normalizohet gjëndja.

  • 1

    Radio