Sporti Më shumë

Edhe këtë vit vazhdon turneu në ping pong “Trofeu i Ulqinit”

Prej tvteuta22:09, 22 Prill 2016

Klubi i ping-pongut “Valdanos” në bashkëpunim me Lidhjen e ping pongut të Malit të Zi me datat 22 dhe 23 prill organizojnë turneun ndërkombëtar “Trofeu i Ulqinit 2016”. Është viti i dytë që ky turne organizohet në Ulqin, ku këtë viti do marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës të cilët do të garojnë në kategorinë e të rinjëve, të rriturve dhe veteranëve. Kryetari i klubit të ping pongut profesor Remzi Pulti, për televizionin Teuta tha se njëri nga qëllimet e këtij turneu është që qytetit tonë ti ofrojmë sa më tepër aktivitete sportive në mënyrë që të plotësojmë ofertën turistike.  “Trofeu i Ulqinit 2016” do të mbahet në sallën e shkollës fillore “Marshal Tito” me fillim në orën 9 nga datat 22 e deri me 23 prill. Fondi shpërblyes i turneut është 800 euro.

  • 1

    Radio