Sporti

Sporti Më shumë

Edhe këtë vit “Fed Cup” në Ulqin

Prej tvteuta11 March 2016

Edhe këtë vit në Ulqin do të organizohet turneu më prestigjozë në tenis “Fed Cup”. Është viti i tretë që ky turne në qytetin tonë sjellë emra të njohur nga ky sport edhe që nga viti në vit numri i pjesëmarrësve sa vjen e shtohet. Ne “Fed Cup” ketë vit priten të marrin pjesë rreth 20 shtete, por që në ditët në vijim do të komfirmohet pjesëmarrja tyre. Edhe këtë viti organizimi i këtij turneu i besohet klubit të tenisit “Belvi”, ku ato si nikoqir janë duke punuar që gjithëçka të jetë në nivelin e duhur. Dy vitet e para klubi i tenisit “Belvi” së bashku me Federatën e tenisit të Malit të Zi ishin organizator të turneut, kurse këtë viti klubi i tenisit “Belvi” e merr në tërësi organizimin e tij, kështu shprehet PR menaxheri i turneut Armend Milla dhe shton që ato janë të përgaditur që këtë vit turneun ta ngrisin në një stad më të lartë. Nga data 11 prill e deri me datën 16 prill sa do të zgjasë edhe turneu, qyteti jonë do të jetë destinacioni i të gjithë adhuruesve të sportit të tenisit, ky do të jetë edhe një fillim i mbarë i hapjes së sezonit turistikë.