Aktuale Më shumë

Edhe BE e zhgënjyer me Kosovën

Prej tvteuta15:22, 30 Tetor 2022

Bashkimi Evropian tha se është i “zhgënjyer” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mosshtyrjen e afatit për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe konvertimin e tyre në targat RKS – Republika e Kosovës. “Është zhgënjyese të shohësh se nuk është ndjekur [këshilla e partnerëve ndërkombëtarë]”, thuhet në reagimin e BE-së. “Ndërsa vendimi është një hap në drejtimin e duhur, ai nuk është në përputhje me marrëveshjet e dialogut, të cilat janë të detyrueshme për të dyja palët”.”Marrëveshja përkatëse e vitit 2016 parashikonte një proces të përcaktuar qartë me një afat kohor 12-mujor për procesin e largimit [të targave], i cili nuk është ndjekur.
Kosova duhet të lejojë një periudhë më të gjatë tranzicioni”, u tha në komunikatën e BE-së. BE tha se është e domosdoshme ruajtja e qetësisë dhe u bëri thirrje palëve që “të shmangin çdo veprim apo retorikë që mund të rrezikojë stabilitetin në terren, veçanërisht në veri të Kosovës”. “Ne presim që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim për të gjetur një zgjidhje pa vonesa të mëtejshme, në përputhje të plotë me Marrëveshjet e Dialogut”, tha blloku evropian. Më herët edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se janë të “zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”. SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e BE-së që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj, duke përsëritur qëndrimin e mëhershëm se Kosova ka të drejtë në vendimin e saj.

  • 1

    Radio