Edhe Bashkësia Islame e Malit të Zi reagon për fjalorin e Akademisë

Prej tvteuta10:19, 24 Qershor 2016

Bashkësia Islame e Malit të Zi i ka dërguar letër proteste presidentit Filip Vujanoviq, kryeministrit Gjukanoviq dhe kryetarit të Kuvendit Pajoviq, të zhgënjyer se nuk ka pasur reagim institucional ndaj fjalorit të Akademisë malazeze, i cili është përplot me terma fyese ndaj shqiptarëve dhe muslimanëve.

Fyerja tendencioze e ndjenjave kombëtare dhe fetare,  thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame , nuk është vetëm çështje etike por edhe juridike, prandaj tërheqja sa më parë e fjalorit është e domosdoshme. Në reagim në mes tjerash thuhet se kjo bashkësi pret prej institucioneve më të larta që të reagojnë në mënyre adekuate dhe sa më të shpejtë në lidhje me këtë problem.

  • 1

    Radio