Edhe Ballsha dhe Jevrem Brkoviq në përkrahje të fjalorit
Prej tvteuta12:12, 12 Qershor 2016
Balsha Brkoviq në rubrikën e tij ne Vijesti, në vend që të flasë për fjalët skandaloze ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve ne fjalorin e Akademisë malazeze, vazhdoi ti fyejë ato që protestojnë për përmbajtjen i tij, duke i quajtur njerëz që kurrë nuk kanë lexuar fjalor. Edhe babai i Balshës, Jevrem Brkoviq, u prononcua me të njëjtën gjuhë, duke dënuar ashpër protestën e deputetit Nikë Gjeloshaj , dhe duke kërkuar nga kryetari i parlamentit që ta zëvendësojë me dike tjetër sepse, siç thotë Jevrem Brkoviq, e turpëron popullin shqiptar. Edhe për nënshkruesit e peticionit , 114 intelektualëve nga Mali i Zi, Jevrem Brkoviq minimizon peticionin e tyre, duke thënë se ato shumica janë ose shqiptar ose anëtarë të DANU e cila është shlyer nga regjistri i organizatave.