Edhe 7 raste të reja me Covid 19 në Mal të Zi
Prej tvteuta8 April 2020
Prej ditës së djeshme në Mal të Zi janë testuar 175 persona dhe 7 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. 5 prej tyre janë nga Podgorica kurse nga një në Nikshiq dhe Tuz. Të gjithë të infektuarit e rinj janë të lidhur me rastet e mëparshme. Me këto 7 raste numri i të infektuarve në Mal të Zi ka shkuar në 248, kurse 4 janë shëruar.