Politikë Më shumë

E TURPSHME-DUHET TU KËRKONI FALJE SHQIPTARËVE

Prej tvteuta19:47, 20 Maj 2016

Deputeti I Forces Genci Nimanbegu, është deklaruar sot me një kumtesë për opinion në të cilën akuzon ashpër fyerjet në Fjalorin popullorë dhe letrarë të gjuhës malazeze të botuar nga Akademia e shkencave dhe arteve të Malit të Zi(CANU).

Nimanbegu thotë se shpreh protestë të thellë ndaj fjalorit të ASHAMZ-së, për shkak të fjalëve fyese dhe të definuara në mënyrë shoviniste për shqiptarët.

Vlerësojmë se me këtë krijohet një përçarje e thellë në mes të këtij institucioni i cili duhet të jetë tubues I njohurive dhe kuptueshmërisë, e jo gjenerator I ndarjeve dhe shovinizmit I tërë populates shqiptare. Shqiptarët, populli autokton  I cili jeton në këto troje, edhe më tutje ballafaqohet me paragjykime të shumta, të pavërrteta dhe diskriminim.

Në fjalorin e botuar nga CANU, I cili është njëherit Fjalorë letrarë dhe popullorë I gjuhës malazeze, ballafaqohemi me prezentim joserioz, tendencioz dhe shovinist të histories tone kombëtare, kultures dhe gjuhës. Kjo më së miri shihet në pjesën rreth fjalës: ” albanizuar- se malsorët janë të albanizuar, dhe të folurit e tyre dallon dukshëm….( Nik.V.P )“….me çka në mënyrë qëllimkeqe, duan të bien në pyetje identitetin e tyre kombëtarë.

Poashtu fjalën “albanizim” e keni përdorur që të na paraqitni si të egjer dhe aggressor.

E turpshme!

Nimanbegu përkujton perfaqesuesit e CANU:

“Vetëm kujtojuni sa mundi është bërë gjatë historisë, që nga ish Jugosllavia, që të na I ndrroni mbiemrat dhe ti “plotësoni” e “përshatatni” me “iq” dhe “oviq”.

Poashtu edhe fjala “Albanac” eshte definuar si banor I shqiperise, ose ai I cili ka prejardhjen nga Shqiperia.

Zotërinj nga CANU, fjalori juaj nuk do të na ndalojë që të jemi ata kush jemi, e sipas jush ne nuk jemi shqiptarë. Dëmin ja keni bërë vetëm vetvetes dhe akademikeve tuaj të cilët duhen të distancohen publikisht nga ky pinim.

Ne jemi autokton dhe nuk pranojmë falsifikime historike, të cilat ja impononi gjeneratave të ardhshme, sepse gjeneratat e ardhshme duhet te edukohen sakt e jo ashtu si jeni edukuar ju me frymën e Naçertanit, Pashiqit e Millosheviqit në shekullin e kaluar.

Ftoj publikisht grupin  redaktues CANU ti  kërkojnë falje opinionit dhe shqiptarëve dhe ta tërheq fjalorin menjëhere nga përdorimi. Ne jemi të gatshëm dhe ftojmë publikisht grupin redaktues të CANU të  vizitojë Këshillin Kombëtarë shqiptare  per te sqaruar punen tuaj”.

Kurse mesazhi per bashkekombasit e mij ne Mal te Zi eshte, qe pas kesaj te mendoni mire ju qe ende I keni mbiemrat me iq dhe oviq, sespe procedura e kthimit te identitetit tuaj, së paku të mbiemri eshte e shpejte dhe e thjeshte,. Ajo nuk mvaret nga cilido fjalor apo byrokrat, ajo tani  mvaret vetem prej vullnetit tuaj, thuhet nder te tjera ne deklaraten e Nimanbegut.

Genci Nimanbegu, Deputet në Kuvendin e Malit të Zi

Kryetar I Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi

 

  • 1

    Radio