Aktuale Më shumë

“E mirëpresim vendimin për shtyrje për të plotësuar kërkesat për regjistrimin e popullsisë”

Prej tvteuta15:04, 30 Nëntor 2023

“Këshillat e pakicave dhe bashkësive kombëtare mirëpresin vendimin e kryeministrit MilLojko Spajiq për shtyrjen e regjistrimit për 3 dhjetor, me qëllim që të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme për një regjistrim transparent dhe të besueshëm, që ishte kërkesa dhe apeli ynë i përbashkët drejtuar Qeverisë. ”, thuhet në deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga Sulo Mustafiq, Faik Nika, Zvonimir Dekoviq, Sabrija Vuliq, Mensur Shalaj dhe Momçillo Vuksanoviq.

“Ne besojmë se ekziston një vullnet i mirë për të bërë një përpjekje shtesë për të siguruar të gjitha rrethanat teknike, duke përfshirë sistemin e duhur softuerik”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, siç shprehen ata, presin fleksibilitet për plotësimin e kërkesave të arsyeshme të këshillit për pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të interesuar në komisione dhe organe, si në nivel bashkie, ashtu edhe në vetë Monstat, në kontrollin e futjes së të dhënave, si dhe fleksibilitet në lidhje me periudhën e kohëzgjatjes totale të regjistrimit.

“E mirëpresim marrëveshjen e arritur, por duam edhe zbatimin e plotë të saj, për të krijuar besim në të gjithë procesin e regjistrimit”, thuhet në njoftim.

  • 1

    Radio