E mban foshnjen 3 ditë të vdekur, pastaj e hedh në lum
Prej tvteuta15:09, 10 Mars 2016
Një grua nga Rozhaja , e cila para dy ditëve është paraqitur me probleme shëndetësore në spital, është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi ekzaminimet kanë treguar se ka lindur fëmijë, për fatin e cilit nuk dihej kurrgjë.
Ajo në polici ka pranuar se ka lindur një fëmijë të vdekur dhe se për tre ditë e ka mbajtur nën krevat, e më pas e ka hedhur në lumë. Shërbimet kompetente po kontrollojnë lumin Ibar me shpresë se do të gjejnë kufomën e foshnjes, dhe të përcaktojnë shkaqet e vërteta të vdekjes, por deri tani nuk kanë patur sukses.
Gjykata ndaj saj ka marrë masën e ndalimit prej 72 orësh, kohë gjatë secilës pritet të zbardhen fakte të reja për këtë krim makabër.