Kulturë Më shumë

E diele: Ulqini pas orës 11:00 i boshatisur

Prej tvteuta14:00, 19 Prill 2020

Me përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën janë marrë masat mbrojtëse për parandalimin e tij. Qeveria e Malit të Zi dhe Trupi Kordinues Nacional kanë sjellur një mori rregullave të cilave banorët i përmbahen dukshem. Ndër rregullat qe duhet zbatuar është dhe ndalimi i daljes nga objekti i banimit pas orës 11:00 të dielave.  Ekipi i televizionit Teuta për të mësuar më tepër se sa i përmbahen banorët rregullave vizitoj shetitoren në Ranë, pjesën më të frekuentuar të qytetit. Edhe pse sot mbizotëroi mot kryesisht i vranët,kishte edhe intervale kohore me diell, dhe ne kushte normale, kjo pjesë e qytetit cdohere ishte e mbushur me njerez, por sot, si edhe disa te diela me rresht, ajo ishte bosh. Asnjë lëvizje nuk u vërejt, vetëm dallgat e detit ishin ato që e prishnin qetësinë totale e cila mbizotëronte.

Bashkëpunimi i qytetarëve në luftën ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit është thelbësore. Nese respektohen masat te gjithe do te jemi te shendetshem dhe do te dalim fitues. Te shendetshem do ta mbushim perseri Plazhin e Vogel, Plazhin e madh, shkollat dhe te gjitha objektet fetare dhe afariste.

RUANI SHENDETIN TUAJ DHE TE TJEREVE PERRETH – RRI N’SHPI!

  • 1

    Radio