Dy turne në terrenet sportive “Bellevue”
Prej tvteuta15 June 2020

Ne klubin e tenisit Belvi në Ulqin po mbahen dy turne paralelisht. Turneu për grupëmoshat e reja deri 14 vjeç për vajza dhe djem të Malit të Zi , si dhe ai me karakter regjional “ Aurora” kup për kategorinë senior i organizuar nga vetë klubi Belvi . Interesimi vërehet nga pjesëmarrësit të cilët ishin në një numër të konsiderueshëm duke marrë parasysh që jeminë situatë pandemike.
Sa iu përket rrezultateve, talenti nga ulqini Skender Katana , arriti të fitoj në gjysmëfinale dhe do luaj në finale me kundershtarin nga po i njejti klub Belvi, tenistin Belmin Shaboviq.
Sipas fjaleve te z.Senad Tafa, pritet të organizohen edhe ngjarje tjera në nivel shtetëror .