Rajoni/Bota

Aktuale Më shumë

Dy tërmete të forta në Itali

Prej tvteuta9 November 2022

Dy tërmete shumë të forta, pak pas orës 7, janë ndjerë në zona të ndryshme të rajonit Marche të Italisë, raporton agjencia Ansa. Tërmeti që u ndje në Italinë qendrore ishte me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter. Mediat italiane raportojnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin mes Ankonës dhe Riminit dhe  është ndjerë në të gjithë vendin. Ai u ndje gjithashtu në Kroaci, Slloveni dhe Bosnje. Italia u godit nga një tjetër tërmet dje, me magnitudë 4.5 ballë me epiqendër afër Xhenovës.