Sociale

Sociale Më shumë

Dy të vdekur nga shpërthimi në Gjermani

Prej tvteuta18 October 2016

Gjermania kaloi dje  një ditë frike për shkak të disa shpërthimeve në dy impiante kimike, duke detyruar mbi 20 mijë persona që të mbyllen në shtëpi.Dy të vdekur, dy të zhdukur dhe gjashtë të plagosur, është bilanci i ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, e hënë, në zonën e kolosit kimik Basf, në portin e Ludwigshafen. Vetë kompania deklaroi se numri i viktimave mund të rritet për shkak se nuk dihet fati i dy të zhdukurve, të cilët thuhet se janë dy zjarrfikës të cilët ndërhynë për të vënë zjarrin nën kontroll.Ndërkohë një tjetër incident ndodhi pak më parë në impiantin e materialeve plastike të Basf në Lampertheim, 18 kilometra më në veri të shpërthimit të dytë.