Aktuale Më shumë

Dushko Jovanoviqi duhet të nderohet me memorial

Prej tvteuta13:25, 27 Maj 2024

Në seancën e sotme të Kuvendit të Podgoricës, kryetarja e Kuvendit të Kryeqytetit, Jellena Boroviniq Bojoviq, u bëri thirrje të gjitha organeve kompetente që të përdorin të gjitha mjetet që autorët e vrasjes së Dushko Jovanoviqit të dalin para drejtësisë.

Kryetarja e Kuvendit të Kryeqytetit përkujtoi se sot bëhen 20 vjet nga vrasja e Dushko Jovanoviqit, kryeredaktor i “Dan”.

“Përfaqësuesit e pushtetit të shtatë kanë të drejtë të ndjehen të sigurt në vend”, ka thënë Boroviniq Bojoviq, përcjell “Dan”.

Anëtarja e Lëvizjes për Podgoricën, Nagja Lilaniq, ka bërë të ditur se presidenti i shtetit para një viti ka dërguar kërkesë për ngritjen e memorialit për Dushko Jovanoviqin, por se administrata e kryeqytetit nuk ka bërë asgjë për këtë çështje. Ajo bëri apel që të veprohet sipas kërkesës.

Këshilltari demokrat Mitar Vukoviq falënderoi kryeparlamentaren që parlamenti i qytetit kujtoi për herë të parë Dushko Jovanoviq.

Këshilltari i pavarur Aleksandar-Sasha Zekoviq ka kujtuar se Iniciativa Qytetare ka përkrahur iniciativën për ngritjen e memorialit më 21 maj.

 

  • 1

    Radio