Aktuale Më shumë

Duke bashkuar kompanitë hekurudhore, shmangim falimentimin dhe rujmë vendet e punës

Prej tvteuta11:29, 4 Shkurt 2024

Ministria e Transportit dhe Punëve Detare javën e ardhshme do t’i propozojë Qeverisë bashkimin e dy kompanive hekurudhore, Mirëmbajtjen e mjeteve hekurudhore dhe transporti hekurudhor, ka bërë të ditur ministri përkatës Filip Raduloviq.

Ministri tha se kompania “Mirëmbajtja e mjeteve hekurudhore” është në prag të falimentimit, prandaj duhet reaguar urgjentisht.

“Analizat që janë bërë në periudhën e kaluar kanë treguar se kjo është zgjidhja më e mirë. Në analizën e bërë nga Fakulteti Ekonomik në Podgoricë, por edhe në atë të konsulentëve nga Bashkimi Evropian, shkruhet se falimentimi në Mirëmbajtjen e Aksioneve Hekurudhore mund të shmanget vetëm me bashkimin e dy kompanive”, tha Radulloviq.

Ministri Radulloviq tha se pakujdesia afatgjatë dhe menaxhimi i keq kanë kontribuar që sot duhet të luftojmë për mbijetesën e kompanive që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shoqërinë.

“Synimi ynë është të krijojmë një kompani efiçente dhe të qëndrueshme financiarisht, nga e cila do të përfitojnë shteti dhe të gjithë qytetarët. Me bashkimin e këtyre kompanive do të zvogëlohen edhe kostot sepse nuk do të kemi më Bord të Drejtorëve të dyfishtë dhe menaxhim të dyfishtë”, tha Radulloviq.

  • 1

    Radio