Dukaj: Të dhënat e qytetarëve janë të sigurta

Prej tvteuta15:33, 27 Gusht 2022

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj tha se ka formuar një Ekip Operativ për kundërsulm kibernetik, i cili është në funksion të vazhdueshëm.

Ai theksoi se Ministria në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante do t’i forcojë kapacitetet për tejkaluar incidentet. Dukaj tha se përkundër sulmeve të intensitetit më të lartë, për shkak të masave të marra në kohë, nuk ka pasur dëmtim të përhershëm në infrastrukturën informatike, e as nuk ka pasur komprometim të të dhënave të qytetarëve.

Mali i Zi që nga 25 gushti është ekspozuar ndaj një serie të re sulmesh kibernetike të organizuara në infrastrukturën informatike të Qeverisë.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) tha pas këtyre sulmeve qëndrojnë disa shërbime ruse , ndërsa kryeministri Dritan Abazoviq pas seancës së djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, tha se sulmet kibernetike kishin për qëllim institucionet malazeze dhe se në mesin e kompjuterëve të shumtë të infektuar ishin edhe ato të  Ministrisë së Financave.

  • 1

    Radio