Dukaj – Rexhepi: Të rritet bashkëpunimi në reformën e administratës publike

Prej tvteuta09:22, 28 Tetor 2022

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë Malin e Zi në të gjitha nivelet, veçanërisht në fushën e reformës së administratës publike dhe digjitalizimit, tha ambasadori i Maqedonisë në Mal të Zi, Remi Rexhepi.  Në një takim me Ministren e Administratës Publike të Malit të Zi, Marasha Dukaj.

Rexhepi përshëndeti punën e atij departamenti qeveritar në ndërtimin e një administrate publike moderne dhe efikase në Mal të Zi. Ai tha se Mali i Zi është shembull për Maqedoninë e Veriut në fushën e administratës publike, duke theksuar mundësinë e përmirësimit dhe vendosjes së bashkëpunimit.

Sipas njoftimeve, Dukaj e ka njoftuar Rexhepin për aktivitetet e ndërmarra dhe prioritetet në punën e Ministrisë, e cila është e orientuar drejt qytetarëve, si dhe për vizionet e digjitalizimit dhe reformës së administratës publike dhe decentralizimit të vetëqeverisjeve lokale.

  • 1

    Radio