Aktuale Më shumë

Dukaj në SHBA për sigurinë e informacionit

Prej tvteuta12:44, 19 Nëntor 2022

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj do të jetë në SHBA, ku do të diskutojë për sigurinë e informacionit me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kibernetike në lidhje me sulmet kibernetike ndaj të cilave Mali i Zi është përballur së fundmi.

Kujtojmë se sistemi informativ i Qeverisë së Malit të Zi ishte shënjestër e një sulmi kibernetik në gusht të këtij viti. Atasheu ligjor i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) shprehu gatishmërinë e FBI-së për mbështetje specifike ndaj Malit të Zi në lidhje me sulmet kibernetike.

Do të bëhet fjalë edhe për planet për menaxhimin e transformimit dixhital dhe decentralizimit të vetëqeverisjes lokale.

Vizita po realizohet me ftesë të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit dhe shoqatave të diasporës nga data 22 nëntor deri më 3 dhjetor 2022.

  • 1

    Radio