Dukaj : Kemi kapacitet që ti realizojmë projektet në të mirë të arsimit shqip
Prej tvteuta15 September 2016
I ftuar në studion e Televizionit Teuta, Marash Dukaj drejtori i Drejtorisë për arsimin shqip pranë Ministrisë së arsimit në Mal të Zi, u shpreh se planet dhe projektet e tyre janë të medha , por ato më thelbësoret janë përmirësimi i teksteve shkollore, ndryshimi i emrave në disa shkolla shqipe në Mal të Zi, hapja e një katedre të gjuhës shqipe në Univerzitetin e Malit te Zi, si dhe hapja e shkollës së muzikës në Tuz. Këto janë projektet tona thelbesore të cilat synojmë që ti realizojmë në periudhen sa më të afërt të mundëshme, u shpreh Dukaj. Ai shtoj se drejtorati i tyre i ka kushtet dhe kapacitet që të arrijë në realizimin e këtyre projekteve.