Aktuale Më shumë

Dreshaj: “The Christmas Ep” tejkaloj prishtshmërit (VIDEO)

Prej tvteuta11:57, 7 Shkurt 2023

“The Christmas Ep” është albumi i artistit të ri David Dreshaj i cili ka bërë bujë të madhe. Të publikuara dhe të dedikuara krishlindjeve, këngë të njohura botërore, por të përpunuara në një stil të ri, janë pëqyerë shumë nga publiku.

Dreshaj i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në Tv Teuta foli për këtë projekt i cili për te ishte i rëndësishëm sepse me të ka përfunduar një pjesë të karrierës së tij, për të vazhduar me projekte të tjera në periudhën e ardhshme.

Këngtari spjegon që videoklipet i ka realizuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe për një periudhë të shkurtë i ka punuar që të shtatë. Atmosfera festive dhe dashuria për festat kanë rezultuar me një projekt të bukur dhe të dashur.

Që gjashtë vite Davidi thotë se ka punuar fortë që të arrijë gjërë këtu dhe premton se nuk do të ndalet me kaq.

  • 1

    Radio