Sociale Më shumë

Drejtori i OT Ulqin Qazim Hoxhiq organizoi mëngjes pune me media

Prej tvteuta16:20, 14 Shtator 2022

Drejtori  I organizatës turistike të Ulqinit, Qazim Hoxhiq, sot në Pallatin Venecija mbajti një  mëngjes pune me përfaqësues dhe gazetarë të mediave  që veprojnë në Ulqin.

Fillimisht drejtori Hoxhiq shpalosi rezultatet  e organizates turistike  të arritura nga 1 janari e deri me  12 shtator 2022, te cilat tregojnë një rritje prej 3 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Hoxhiq poashtu theksoi se pritshmëria e këtij sezoni ishte më e madhe, mirëpo edhe me  këtë situate duhet të jemi të kënaqur, sidomos nëse marrim parasysh situatën e përgjithshme  sic është lufta në Ukrainë , por edhe rrithja e çmimeve në tregun e përgjithshëm. Ai tha se ende  vazhdon të jetë problematike  çështja e paraqitjes së turistëve dhe vielja e taksaveturistike, për çka theksoi se duhet të punohet më shumë me qëllim që kjo situate të menaxhohet më mirë vitin e ardhshëm  dhe buxheti i Organizatës turistike të rritet më shumë,në mënyrë që të mund të ngisim  sezonin  turistik në një nivel më të lartë, sidomos përmes  organizimesh  dhe manifestimesh promovuese  turistike.

Drejtori Hoxhiq poashtu shpalosi edhe një plan ambicioz për vitet që vijnë,  duke u fokusuar  te marketingu  digjital në mënyrë të promovimit sa më cilësorë të të gjitha shërbimeve dhe oferave turistike të Komunës së Ulqinit.  Gjatë takimit u theksua edhe nevoja për ngritjen e një fushate  për  paraqitjen  e mysafirëve, duke veçuar  se në të ardhmen komuna do të angazhojë rreth 12 inspektorë, kurse OT  do të angazhojë edhe  10  kontrollorë. Kjo fushatë poahtu parasheh që të vendosen  edhe  dënime rigoroze,  për ata që nuk i respektojnë rregullat  e paraqitjes së mysafirëve.

Ata poashtu thanë se po punojnë  në lehtësimin e paraqitjes së turistëve për qiradhënësit privat, për të cilët po shqyrtojnë mundësinë  që të vendosin online aplikacionin për paraqitjen e mysfirëve.

Një ndër temat e takimit ishte edhe rritja e numrit të aktiviteteve, organizimi I manifestimeve  dhe festivaleve të reja ndërkombëtare, të cilat do të ngisnin nivelin e turizmit dhe do të zgjatnin sezonin turistik.

Drejtori  Qazim Hoxhiq  në bashkëbisedim me gazetarët mori edhe mendimet e tyre lidhur me mbarëvajtjen e këtij sezoni, si dhe propozimet  për një sezon më të mirë për vitet në vijim.

Të pranishmit, çdokush nga këndvështrimi I vetë I dhanë mendimet dhe sugjerimet e mundshme, gjithnjë duke e falenderuar  dhe përgëzuar  për këtë organizim të takimit,  I cili u vlerësua mjaft konstruktiv nga të dyja anët.

Organizata turistike la të qartë se këto lloj takimesh miqësore dhe profesionale do të zhvillohen edhe në vazhdimësi.

 

  • 1

    Radio