Dragiqeviq në krye të klubit të partive të pakicave
Prej tvteuta09:42, 16 Mars 2016
Deputetja e iniciativës qytetare kroate Ljerka Dragiçeviq gjatë 8 muajve të ardhshëm do të jetë në krye të klubit të deputetëve të partive të pakicave.
Siç është kumtuar , në pajtim me marrëveshjen e klubit të deputetëve të Partive shqiptare, FORCA dhe Alternativa shqiptare , iniciativa qytetare kroate dhe të Partisë liberale, Dragiçeviq do të jetë shefe e klubit të partive të pakicave prej me 20 mars deri me 20 nëntor.
Funksionin e shefit të klubit para zonjës Dragiçeviq e ka ushtruar deputeti i Alternativës Shqiptare Nikë Gjeloshaj.