Dr Safedin Beqaj: Apel që Tuzi të kërrkojë hapjen e Covid ambulancës për popullin e Malësisë sikurse në Krajë dhe në Anë të Malit

Prej tvteuta23:05, 20 Nëntor 2020

Safedin Beqaj,  doktor i shkencave patologjike (me specializim ne patologjine molekulare dhe gjenetike) dhe i cili është  njëkohësisht pronar dhe drejtor në laboratorijumin Ultimate DX dhe laboratoriumit klinik virusal në Los Angjelos,  në një intervistë ekskluzive për TV Teuta duke diskutuar mbi situatën e përgjithsme  me COVID 19 dhe punën e tij shkencore në hulumtimet e bëra gjatë muajve të kaluar në laboratorijumet të cilat ai i udhëheq, tha se me shumë azhuritet e ka  përcjellur situatën në vendlindje, duke theksuar se menaxhimi ishte i mirë në mars, por si duket popullata që nga koha e zgjedhjeve  e ka harruar kovidin dhe tani fatkeqsisht numrat e infektimeve po rriten.  Ai poashtu thekson se disa liderë këtu kanë pasur mesazhe të gabuara dhe nuk kanë bërë informime të mjaftueshme për popullatën, gjë që është shumë konfuze. Beqaj lavdëroi sistemin e funksionimit  dhe angazhimin e mjekëve në Krajë dhe në Anë të Malit të cilët kanë arritur të sigurojnë Covid ambulancat dhe kanë kontribuar shumë, kurse shprehu habi pse Malësia  nuk e ka aktivizuar Covid ambulancën për banorët e vetë të cilët sherbimet duhet të shkojnë dhe ti kryejnë në Podgoricë.

“  Personalish jam shumë i çuditur si Malësia nuk e ka klinikën veç për Covid, ajo është e pabesueshme. Ajo është dashur të jetë në përdorim edhe para 5 muajsh, dmth. me i nda pacientat e Covidit nga ambulanca e përgjithshme. Ashtu siç ka ndihmua diaspora në Ulqin, ashtu edhe diaspora e Malësisë ka dhënë mjete financiare  dhe ndoshta nuk kanë qenë të mjaftueshme krejt, por mednoj se diçka ka pasur mundësi të bëhet me ato mjete e poashtu të kërrkohet edhe nga shteti, ashtu siç e kanë bërë në zonat e Anës së Malit dhe Krajës, u shpreh Beqaj për TV Teuta.

  • 1

    Radio