Sociale Më shumë

Dr: A. Mustafa -Sëmundjet malinje në rritje (video)

Prej tvteuta11:22, 10 Janar 2015

Në stacionin shëndetësor  në Katërkollë punojnë dy mjek të zgjedhur që kanë rreth 4.000 pacient. Në këtë ambulancë vite me radhë nuk vjen  asnjë specialist siç ishin më herët,edhe pse është premtuar disa herë që do të punohet në atë aspekt,dhe banorëve të zonës së Anës së Malit do ti mundësohet lehtësimi i ardhjes në Ulqin apo Tivar për vizita mjekësore. Për shkak të prishjes së dy ultrazërave nuk ka as radiolog.

Ditëve të fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve si pasojë e gripit sezonal. Dr Adem Mustafa shpjegon  rreth gripit ,si të parandalojmë,si të kurohemi,cilat janë pasojat,grupmoshat më të rrezikuara.

Dr Mustafa thotë gripi shfaqet në periudhën e ftoftë kohore,dhe zgjat rreth katër muaj. Përhapjen e viruseve e ndihmon edhe qëndrimi në ambiente të mbyllura ,mungesa e ajrit të pastër dhe ngjashëm.

Pasi jeni të prekur nga virusi ,shfaqen simptoma si dhimbje në fyt,kollë e thatë,hunda e bllokuar,ethe,shpesh e përvjedhur me temperaturë të lartë. Gripi pa komplikime zgjat 7-10 ditë.

Dr Mustafa para mikrofonit të televizionit Teuta shprehet se përparësi për vaksinimin kanë të gjithë personat e moshuar si dhe ato me sëmundje kronike

Është shqetësuese  shton Mustafa se viteve të fundit është rritur shumë numri i rasteve me sëmundje malinje,por që akoma nuk mund të dihet shkaktari. Sëmundjet malinje më të shpeshta që prekë këtë popullatë janë:kanceri i gjirit,i qafës së mitrës,mushkërive,prostatës,sëmundje malinje të gjakut ,dhe zorrës së trashë.

Në fund kemi edhe këshillat që jep Dr Mustafa.

Ushqimi sa më i freskët dhe natyrorë me plot vitamina e minerale, konsumimi i lëngjeve natyrale, aktiviteti fizik dhe largimi prej personave të dyshuar për grip infektiv.

  • 1

    Radio