Aktuale Më shumë

Dr. Mustafa: Nesër në Ulqin “Karavanin e Shëndetit dhe Vaksinimit” (VIDEO)

Prej tvteuta11:51, 17 Mars 2023

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, me mbështetjen e ambasadës së SHBA-së dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë së Malit të Zi, Institutin për Shëndet Publik të Malit të Zi dhe qendrat shëndetësore, po zbaton “Karavanin e Shëndetit dhe Vaksinimit” i cili do do të mbahet në katër komuna në Mal të Zi (Budva, Nikshiq, Bijelo Polje dhe Ulqin).

Në kuadër të “Karavanit të Shëndetit dhe Vaksinimit” janë planifikuar një sërë aktivitetesh informative dhe edukative, si dhe është planifikuar një program i përshtatshëm artistik.

Do të jetë një mundësi për qytetarët që të bisedojnë me punonjës kompetentë shëndetësorë dhe të marrin më shumë informacion për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe përfitimet e imunizimit (kundër vaksinave COVID-19, MMR dhe HPV), thotë epidemiologu Kreshnik Mustafa në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”.

Është veçanërisht e rëndësishme që për të gjithë qytetarët që shprehin dëshirën e tyre, vaksinimi të bëhet në vend, në një autobus që do të përshtatet për administrimin e sigurt të vaksinave dhe do të parkohet në një vend të miratuar.

Njëkohësisht do të mundësohet që qytetarët e interesuar të kontrollojnë vlerën e tensionit, nivelin e sheqerit në gjak etj.

Karavani i shëndetit dhe vaksinimit do të jetë nesër në Ranë nga ora 11:30 deri në 14:30.

  • 1

    Radio