Sociale Më shumë

Dr Kreshnik Mustafa: Në vitin 2017 në Urgjencë ndihmë kërkuan 25 mijë pacientë

Prej tvteuta15:26, 3 Janar 2018

Udhëheqësi i Urgjencës së Ulqinit Dr Kreshnik Mustafa tha për televizionin Teuta se nata e Vitit të Ri për këtë institucion ka qenë një natë e qetë ku nuk ka pasur asnjë lëndim nga lëndët piroteknike,konsumimit të tepruar të  alkoholit apo lëndëve narkotike, si dhe nga ndeshjet në komunikacion. “Nga data 31 dhjetor 2017, 1 dhe 2 janar 2018 në Urgjencën e Ulqinit nuk kemi pasur raste urgjente që kanë të bëjnë me lëndime dhe konsumim të tepruar të alkoholit, edhe pse këto tre net ka pasur një numër më të madh të pacientëve me sëmundje kronike” ,shprehet dr Mustafa.

Në Vitin 2017 në urgjencën e Ulqinit ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 25 mijë pacientë,që është numër më i madh  se një vit më parë. Sa i përket stafit mjekësor Dr Mustafa shprehet se janë të kompletuar,si dhe i gjithë stafi i Urgjencës  është i pajisur me çertifikatë ndërkombëtare. Po ashtu ai tha se Urgjenca posedon autoambulancën “Reanimobil”me aparaturë mjekësore dhe pajisje të nevojshme e cila dukshëm ka ndikuar në cilësinë e shërbimit.

  • 1

    Radio