Sociale Më shumë

Dr. Hollaj – Vaksinimi vijon pa probleme, deri më tani janë imunizuar 585 persona

Prej tvteuta16:46, 30 Mars 2021

Nga data 25 shkurt kur edhe filloi vaksinimi në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin ,e deri me datën 30 mars janë  imunizuar  585 persona ,ndër to edhe 135 puntorë shëndetësorë.Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Dr Sadije Hollaj deklaroi për televizionin Teuta se gjer më tani procesi i vaksinimit është duke vijuar mirë dhe nuk ka pasur  ndonjë komplikim apo efekt anësor për shqetësim.Shtëpia e Shëndetit sot është furnizuar edhe me 500 doza të vaksinës Astra Zeneka.

Grupet prioritare  gjer më tani ka qenë  të moshuarit mbi  moshën 80 vjeçare, por edhe personat të cilët kanë sëmundje kronike e  që u rrezikohet jeta e tyre.

Sa i përket situatës epidemiologjike Hollaj tha  se dy tre ditëve të fundit mund të marrim frymë më lirshëm,por që kurrsesi nuk është koha për tu liruar,përkundrazi ajo apeloi tek të gjithë qytetarët që t’i përmbahen rregullave  të Institutit për Shëndet Publik.

Hollaj apeloi dhe Inkuroj të gjithë qytetarët të  vaksinohen dhe të heqin dilemat nga kjo kompani .Vaksinimi është i  nevojshëm  dhe mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga sëmundjet infektive Mbani maskat mbani distancën  dhe evitoni vendet e mbyllura ,porositë doktoresha Hollaj .

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio