Sociale Më shumë

Dr. Elezagiq: Situata në Gjermani deri tani stabile

Prej tvteuta20:13, 1 Prill 2020

Situata aktuale në Gjermani me virusin COVID -19 është stabile, por që në ditët në vazhdim pritet rritje të numrit të infektuarve, deklaron për televizionin Teuta dr. Xhemal Elezagiq mjek në Klinikën Universitare të Kolnit pranë Institutit për kiminë klinike. Nga shfaqa e simptomave të para të këtij virusi nevojiten 14 ditë, por për verifikimi i tij bëhet mbrenda disa orëve. Shërimi i pacientëve varet nga gjendja shëndetësore dhe sëmundjet përcjellëse, por për ato që kanë imunitet të mirë shërimi zgjtë deri në dy javë. Dr. Elezagiq tregon se maskat janë shumë të rëndësishme në luftën kundër koronavirusit. Lloji i parë janë ato profesioniste FFP, maskat kirurgjike, por dhe maskat e gjepura nga rrobaqepset. Shmangja e kontaktit me personat per rreth neve është e nevojshme, distanca sociale duhet të rrespektohet, thotë Elezagiq.

  • 1

    Radio