Aktuale Më shumë

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen në Podgoricë

Prej tvteuta13:51, 16 Tetor 2022

Dyzet e dy vjeçari Igor Nikiq, i dyshuari për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Podgoricë, është dorëzuar në polici, njofton Drejtoria e Policisë. Kujtojmë se Dragan Shevaleviq u vra mbrëmë nga të shtënat në qendër të kryeqytetit. Policia dyshon se vrasjes i ka paraprirë një konflikt verbal dhe fizik mes Nikiqit, Shevaleviqit dhe një personi tjetër.

Të shtënat kanë ndodhur në një nga ambientet e hotelierisë poshtë stadiumit në afërsi të Goricës, pak pas orës 22:00. Dragan Shevaleviq ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, njofton policia.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit I.N.(42) është paraqitur në ambientet zyrtare të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë ku me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vrasjes. Nga veprimet e deritanishme bëhet me dije se kësaj ngjarje i ka paraprirë një konflikt verbal dhe fizik mes I.N. , D.Sh. dhe një person tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siç tha për TVMZ Andrijana Nastiq, prokurore e shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, rreth orës 22:30 ishte informuar se kishte pasur të shtëna në qendër të qytetit.

 

  • 1

    Radio