Dorëheqje (e pa) pritur Millatoviq u largua nga të gjitha pozitat në Evropa Tani
Prej tvteuta25 February 2024
(Pa)pritur dhe çuditërisht, ka bërë jehonë lajmi i djeshëm se Presidenti i Shtetit Jakov Millatoviq ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Evropa Tani. Informatat për dorëheqjen e tij nga postet partiake, aq më tepër që prej kohësh spekulohet se marrëdhëniet e Millatoviqit me kryeministrin Millojko Spajiq nuk janë më të mirat, janë transmetuar nga të gjitha mediat e rajonit. Në rrjetet sociale janë aktuale krahasimet me konfliktin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, që shpërtheu mes Millo Gjukanoviq dhe Momir Bullatoviq. Avokati dhe eksperti i të drejtave të njeriut, Millan Antonijeviq, thotë se ky vendim i Millatoviqit mund të çojë vetëm në një transparencë edhe më të madhe në qiellin politik malazez. “Unë nuk shoh se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet në qeveri, kjo mund të çojë vetëm në transparencë”, tha Antonijeviq. Kujtojmë se Millatoviqi e ka bërë të ditur dje në profilin e tij në rrjetin socila për dorëheqjen e tij. Ai tha se PES do të mbetet pjesë e rëndësishme e jetës së tij, sepse së bashku kanë shkruar historinë e ndryshimeve demokratike në vend. Antonijeviq thotë se kjo është pjesë e kulturës politike të Malit të Zi, e cila tregon pjekuri të madhe politike. “Mali i Zi po bën ndryshime të mira demokratike dhe nga kjo mund të dalë vetëm përparim, jo kolapsi i rrugës aktuale. Është mirë që ka një dialog,” beson ai. Sipas tij, stabiliteti nuk është prishur, sidomos kur Mali i Zi i kthehet vlerave të tij. Asnjë kolaps i reformave. Pavarësisht se kjo është Lëvizje dhe jo parti politike, është shumë e rëndësishme të mbrohen interesat kombëtare, jo interesat e partive politike. Sado që duket si një tërmet politik, është mirë. Ky vendim nuk ishte i nxituar, por pasqyrim i realitetit politik dhe dëshirave që mund të jenë pozitive për Spajiqin dhe Milatoviqin”, tha Antonijeviq.