Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

Prej tvteuta18:19, 19 Tetor 2022

Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Evropianin e boksit.

Sadiku, në kategorinë deri 60 kilogramë, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Evropianit që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Ajo në çerekfinale mposhti boksieren rumune, An Loredana Marin, të mërkurën. Sadiku ishte bindëse në dy raundet e para, ndërsa humbi në raundin e tretë.

Sadiku para rumunes mposhti në një të tetën e finales boksieren e Greqisë, Marinela Cani.

Cani në fakt është shqiptare, por që garon për Greqinë.

Sadiku, në rrethin e parë ishte e lirë.

Boksierja më e mirë në Kosovë, në maj të këtij viti fitoi medaljen e bronztë në Botërorin që u mbajt në Turqi.

  • 1

    Radio