Politikë Më shumë

Donald Trump, Presidenti i ri i SHBA-ve

Prej tvteuta10:11, 9 Nëntor 2016

Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme ka befasuar me rezultatin e arritur duke siguruar 288 vota elektorale.Republikani Donald Trump është zgjedhur me shumicë votash si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke mundur rivalen e tij në garë, Hillary Clinton.Humbja është pranuar nga kjo e fundit e cila përmes një telefonate e ka uruar Trump për fitoren e Shtëpisë së Bardhë.

Në një deklaratë për median pas fitores së zgjedhjeve presidenciale Trump falenderoi  Clinton për fushatën që ajo ka bërë. Gjithashu Trump ka thënë se do të jetë president i të gjithë amerikanëve.“Për katër vitet e ardhshme ose edhe për tetë ju do të jeni krenar për mua.  Duhet të evitojmë përçarjet dhe të punojmë sëbashku. Kemi një plan shumë të mirë për të dyfishuar rritjen ekonomike. Do të punoj për popullin amerikan. Do të punojmë sëbashku për të bashkuar vendin tonë të madh, edhe me ata që nuk më mbështetën,tha mes të tjerash Trump.

  • 1

    Radio