Rajoni/Bota Më shumë

Donald Trump e shpalli kandidaturën për president

Prej tvteuta16:32, 17 Nëntor 2022

Ashtu siç ishte përfolur prej kohësh, Donald Trump e shpalli kandidaturën Shtëpinë e Bardhë, në një nisje të hershme kështu të garës për presidencialet e vitit 2024.

Ish presidenti amerikan, i pari ndaj të cilit u ngritën dy herë akuza në Kongres për ta shkarkuar, vazhdon të mbetet mjaft popullor në mesin e bazës republikane, edhe pse iu faturua një pjesë e fajit për mungesën e një “dallge të kuqe” në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Në mënyrë që ta bëjmë Amerikën të madhe e të lavdishme sërish, po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara. Do të sigurohem që Joe Biden të mos i marrë katër vite të tjera në këtë post. Vendi ynë nuk do ta përballonte dot; nuk do të duronte dot edhe katër vjet të tjera“- u shpreh Trump.

Për të kandiduar për president, Trumpit do t’i duhet të fitojë nominimin e Partisë Republikane duke triumfuar në primaret e saj përballë të gjithë kandidatëve të tjerë. Një prej emrave që rrezikon më shumë shpresat e tij për të siguruar nominimin është Guvernatori i Floridës, Ron de Santis, i konsideruar një yll republikan në rritje, të cilin Trumpi vetë e sulmoi ashpër javën e kaluar.

Republikanët janë sakaq në prag të marrjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, por parashikohet që shumica të jetë e ngushtë. Vetëm një president në historinë e vendit është zgjedhur në dy mandate jo të njëpasnjëshme: Grover Cleveland, që fitoi në 1884 dhe në vitin 1892.

  • 1

    Radio