Aktuale Më shumë

Donacion prej 150.000 $ për Spitalin e Tivarit

Prej tvteuta17:44, 19 Janar 2023

Ditën e sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, u bë dorëzimi i donacionit me vlerë prej 150.000 $ të familjes Kurmemaj, realizuar nëpërmjet fondacionit “Trojet Tona”.

Prezent në pranimin e këtij donacioni, ishin drejtuesit e spitalit, kryetarët e Tivarit dhe Ulqinit, Raiçeviq dhe Bajraktari, ministri i shëndetësisë Dragosllav Shqekiq, si dhe përfqësuesit e fondacionit në fjalë.

Drejtori i spitalit, dr. Igor Karishik, u shpreh mirënjohës dhe falenderoi familjen Kurmemaj për donacionin me vlerë, me të cilin janë pajisur sektori i Pediatrisë dhe Terapisë Fizikale. Ai tha se vlera e këtij donacioni nuk mund të shprehet me  fjalë, pasi do të shpëtojë edhe jetë njerëzish.

Ministri Shqekiq tha se gjeste të tilla humanizmi janë shumë të rënësishëm për sistemin shëndetësor në Mal të Zi, dhe janë në harmoni të plotë me hapat që po ndërmerr ministria në fjalë për të përmisruar shërbimin shëndetësor në vend. Ai falenderoi përzemërisht familjen Kurmemaj, e cila sipas tij me këtë gjest më së miri e ka traguar përkushtimin e tyre për vendlindje.

 

Kryetarët e Komunave të Tivarit dhe Ulqinit, Dushan Raiçeviq dhe Omer Bajraktari, po ashtu falenderuan familjen Kurmemaj për donacionin, ndërsa theksuan se janë të hapur për çdo lloj bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë për secilin projekt në këto dy komuna.

Përfaqsëuesja e fondacionit “Trojet Tona” Vjollca Lika-Çobaj, tha se ky donacion nuk është i vetmi, dhe se familja Kurmemaj edhe në të kaluarën ka organizuar donacione të ngjajshëem me vlerë dhe rëdnësi të madhe. Kësaj radhe bëhet fjalë për pajisje për sektorin e Pediatrisë dhe Terapisë Fizikale në Spitalin e Tivarit, i cili përdoret edhe nga qytetarët e Ulqinit.

“Mund të thuhet se sot Pediatria dhe Terapia Fizikale janë të pajisur me mejtet më bashkohore falë këtij doancioni.”, tha Lika-Çobaj.

  • 1

    Radio