Politikë

Aktuale Më shumë

Do të vazhdojnë takimet për Demarkacionin

Prej tvteuta4 November 2016

Udhëheqësi i dialogut në mes subjekteve politike në Kosovë, Naim Rashiti, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit për çështjen e Demarkacionit. Megjithatë ende nuk është caktuar ndonjë datë për takim në mes të liderëve.Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Bëhet e ditur se janë duke vazhduar konsultimet për këtë çështje, megjithatë ende nuk është caktuar ndonjë datë për takim në mes të liderëve të subjekteve politike. Koalicioni qeverisës thotë se është në pritje të arritjes së konsensusit, ndërsa opozita, pret nga pushteti që ta pranojë rishikimin e marrëveshjes.