Aktuale Më shumë

Do të largohen stendat për shitjen e frutave dhe perimeve në rrugën Plazhi i Madh – Shtoj

Prej tvteuta14:12, 3 Tetor 2022

Stendat për shitjen e frutave dhe perimeve në rrugën Plazhi i Madh – Shtoj do të largohen. Bëhet fjalë për 23 stenda të vendosura në anën e djathtë dhe anën e majtë të rrugës.

Aksioni i largimit të këtyre stendave është ndërmarrë nga Ndërmarrja Publike Të Mirat Detare në bashkëpunim me Policinë Komunale të Ulqinit.

Heqja e këtyre stendave ka qënë e planifikuar që para sezonit veror, ku shitësit kanë qënë të njoftuar për një gjë të tillë.

Për TV Teuta koordinatori i Ndërmarrjes Publike “Të Mirat Detare” për Tivar dhe Ulqin, Asllan Llunji në lidhje me këtë aksion deklaron:“Po largohen ato stenda të cilat janë pa leje, nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk janë të parapara me plane urbanistike. Me planin urganistik të cilin e sjell Qeveria e Malit të Zi nuk janë të parapara stendat dhe ne në bashkëpunim me Policinë Komunale kemi nevojë që të marrim masa. Duke qënë më tepër se korrekt me qytetarët, duke i toleruar dhe duke biseduar me ta në mënyrë partneriteti kemi arritur deri në këtë ditë sot. Stendat janë dashur të hiqen qysh më heret, por kjo gjë nuk është bërë nga ana e qytetarëve.Tani janë ditët finale, stendat do të largohen deri ditën e mërkure. Stendat do të spostohen brënda gabariteve të cilat janë të parapara me plane urbanistike. Përndryshe ata qytetar të cilët janë të interesuar që të vendosin stendat në planet urbanistike janë të lirë dhe ne jemi në shërbimin e plotë të qytetarëve, por nuk mundemi të tolerojmë më veprime të paligjshme.”

Amir Mehmeti kryeshefi i Policisë komunale shprehet: “Është e vërtet që këto stenda qëndrojnë prej disa vitesh, por Ndërmarrja Publike “Të Mirat Detare” ka kërkuar që të marrim masa dhe t’i largojmë pasi që nuk i plotësojnë kushtet urbanistike.Policia komunale shkresën nga “Të Mirat Detare” e ka fituar që para verës, megjithatë ne nuk kemi marrë masa gjatë këtij sezoni. Qytetarët i kemi njoftuar që nga 1 shtatori që të marrin masa për largimin e këtyre stendave, një gjë e tillë nuk është bërë nga ata e tyre dhe sot kemi arritur në atë pikë që të ndërmarrim aksionin. Disa pronarë kanë filluar që t’i heqin vet që të mos arrihet deri tek prishja nga ana jonë, dhe ata do t’i largojnë vetë deri ditën e mërkure.

Ndërsa për pakënqësin e shprehur nga ana e qytetarëve Mehmeti shprehet: “Këto stenda nuk kanë qënë asnjëher në program, i kemi toleruar deri në një farë pike por edhe i kemi dënuar ne si Polici Komunale që të marrim diçka masa ndaj tyre. Ne u kemi bërë thirje që para sezonit veror ku kemi mbajtur takim me ta në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, ku ju kemi kërkuar që për vitin e ardhshëm të japin kërkesat dhe të hynë në program që në sezonin e ardhshëm të kemi më shumë rregull për stendat e e shitësve të fruta-perimeve”.

Avni Ademi njëri nga shitësit shprehet: “Shes në këtë stendë prej 10 vitesh, ka edhe të tjerë që shesin prej shumë vitesh dhe jetojnë me këtë punë. Komuna e Ulqinit duhet të merret me çështje më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit dhe jo me shitësit e produkeve bujqësore. Edhe në komunat e tjera të Malit të Zi janë stenda të tilla, ata nuk po i largon njeri por vetëm neve në Ulqin.

  • 1

    Radio