Kulturë Më shumë

“Ditët e multikulturalizmit” në Ulqin

Prej tvteuta10:44, 30 Shtator 2015

Dervish Selhanoviq drejtori i Qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave ka deklaruar se disa evente në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e multikulturalizmit” do të mbahen në Ulqin. Ai ndër të tjera tha se do të bëhet promovimi i studimit “Trashëgimia ndërtimore e Ulqinit- në mes teorisë dhe praktikës” e dr Igballa Shaboviq Keroviq, derisa nga mesi i tetorit në Galerinë e Qendrës për kulturë në Ulqin do të organizohet ekspozita kolektive e krijuesve më të njohur të artit figurativ nga radhët e popujve te pakicës. Gjithashtu nga fund viti do të prezantohet filmi dokumentar për Esad Mekulin, një nga krijuesit më të njohur kulturor shqiptar nga Mali i Zi.

  • 1

    Radio