Sociale Më shumë

Me Ditën e Ulqinit pëfundojnë punimet në Pyllin e Pishave

Prej tvteuta09:32, 2 Prill 2016

Pas tre muajve të plotë përfunduan punimet në ndërtimin e murit në Pyllin e pishave, Duke filluar nga plazhi I grave e deri tek hoteli “Albatros” me një gjatësi rreth 620 metër. Investues i këtij projekti eshte NP të Mirat Detare, punimet i realizoi “Gjokiq grup” nga Tivari. Data 1 prill është datë e rëndësishme për adhuruesit e shetitjeve dhe ajrit të pastër që e mundëson pikërisht Pylli i Pishave.

Kryetari i komunës Nazif Cungu ne kuader te aktivitete te kremtimit te dites se Ulqinit priti ne takim drejtorin dhe perfaqesuesit e NP të Mirat Detare. Kryetari Cungu për televizionin Teuta bëri të ditur edhe marrveshjet të cilat kanë arritur ti dakordojnë mes komunës dhe të Mirave Detare duke vënë theks te punimet të cilat do të realizohen në Mole, nga hoteli “Albatros” e deri tek kepi i Gjeranave etj.

Drejtori i NP të Mirat Detare Predrag Jellushiq tha se bashkëpunimi me Komunën e Ulqinit do të jetë në nivelin më të lartë, vizita e tij e parë që nga marrja e postit të drejtorit të kësaj ndërmarje është pikërisht Ulqini si zonë e cila duhet ti kushtohet një vëmendje më e madhe.

Ai pashtu shtoi, se këto punime janë vetëm fillimi i realizimit të projekteve në vazhdimësi.

Kryetari i këshilli drejtues të të Mirave Detare, Xhaudet Cakuli është i kënaqur me realizimin e këtij projekti dhe bën thirje të gjithë qytetarëve që ta freuentojnë edhe më shumë këtë zonë.

Kryetari i Kuvendit Komunal, Loro Nrekiq tha se ai vet përsonalisht ka qenë gjithmonë kritikë ndaj të mirave detare, por premtoi se duke qenë edhe pjesë e pushtetit do të gjejnë një gjuhë të përbashkët që 57% e bregdetit të Ulqinit të cilat i takojnë të Mirave Detare të ruhen dhe të zhvillohen në mënyrën e duhur.

Përfaqësuesit e Komunës dhe ato të të Mirave Detare vizitun objektin në Pinjesh i cili do të strehoi 13 familje që deri tani kanë jetuar në shtëpizat e “Jadranit”. Poashtu, vizituan “Valdanosin” si zona më atraktive e qytetit të Ulqinit, e gjithashtu vizituan edhe plazhin e madh për të cilin të dy palët premtuan pastërti edhe më të madhe.

  • 1

    Radio