Sociale Më shumë

Ditën e hëne në Ulqin shënohet Dita Botërore e Diabetit

Prej tvteuta22:18, 11 Nëntor 2022

Ditën e hëne në Ulqin shënohet Dita Botërore e Diabeti

Shoqata e Diabetikëve “ Rrethi i kaltër” Ulqin në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit do të shënojë Ditën Botërore të Diabeitit , ditën e hënë , më 14 nëntor, në ora 9.30, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Kryetarja e Shoqatës “ Rrethi i kaltër” Ulqin, Veneranda Gjonaj thotë se arsyeja e shënimit të kësaj dite është thirrje për të punuar së bashku në ngritjen e vetëdijes publike për diabetin, por edhe në funksion të mobilizimit të të gjithëve në parandalimin dhe ballafaqimin me këtë sëmundje, e cila ka pasoja të mëdha shëndetësore, sociale dhe ekonomike, duke marrë parasysh edhe barrën e shpenzimeve për trajtimin, dhe pasojat e tjera që diabeti i shkakton.
“Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të ketë aktivitete si: matja falas e nivelit të sheqerit në gjak për të gjithë qytetarët e interesuar, shpërndarja e aparateve, shiritave dhe lançetave për diabetikët që nuk marrin insulinë, kurse atyre që marrin insulinë do t’u shpërndahen vitamina. Po ashtu do të shpërndahen edhe materiale edukativo-shëndetësore”, thekson Gjonaj.
Ajo shton se ky aktivitet i rëndësishëm për të gjithë popullatën vendore të prekur me këtë sëmundje mbështetet financiarisht nga Komuna e Ulqinit, e cila është edhe donatori kryesor.

  • 1

    Radio