Sociale Më shumë

DITA E PLANETIT

Prej tvteuta13:17, 31 Mars 2015

Te shtunen me 28.03.2015 nga  20:30 – 21:30 veprojme per Oren e Tokes duke i dhene 1 ore pushim planetit tone me ndaljen e dritave.  Per te 7 vit me rradhe edhe Mali i Zi i bashkangjitet kesaj fushate, iniciativ kjo  e cila organizohet nga OJQ Green Home, i cili bene thirje te gjithe qytetareve , institucioneve dhe bizneseve te bashkohen ne kete fushate. Nenkryetarja e Komunes se Ulqinit Zenepe Lika tha se kete aksionin e perhrah  edhe Komuna e Ulqinit duke ndaluar ndricimin publik ne keto pjese te qytetit:

Tere bulevardi Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga Palma duke vazhduar deri tek unaza , rruga Hafiz Ali Ulqinaku dhe vazhdon ne shetitoren e Ranes do te thote rruga e marinereve te Ulqinit.

Ne nivlein global ky aksion organizohet dhe mbeshtet nga Fondacioni World Wildlife Fund. Aksionit do ti bashkangjiten miliona njerez nga mbare bota, ne 7000 qytete dhe 162 shtete, qe simbolikisht ndalin dritat per te siguruar mbeshtetje per ruajtjen e planetit. Me kete rast nenkryetarja Lika ftoj te gjithe qytetaret qe ti bashkangjiten ketij akcioni duke treguar vullnetin dhe deshiren per te ruajtur planetin ton.

Veprimi “Erth Hour” eshte nje iniciative nderkombetare e krijuar ne vitin 2007 ne Sydney si nje aksion boteror per te rritur ndergjegjesimin ne lidhje me ndryshimin e klimes. Bashkangjituni per 1 ore me ndaljen e dritave ne shtepite tuaja per te ardhmen tuaj.

  • 1

    Radio